Arbër Ademi, ka shprehur zhgënjimin e tij për mënyrën se si presidentja ka adresuar çështjet e rëndësishme në fjalimin e saj. Ademi ka akuzuar Siljanovska Davkova për shkelje të Kushtetutës që në fillim të fjalimit të saj, duke mos përmendur emrin zyrtar të Republikës dhe duke lënë jashtë përmendjet për integrime evropiane dhe marrëdhëniet ndëretnike.

Gjatë fjalimit të saj, Siljanovska Davkova ka premtuar se do të jetë presidente për të gjithë qytetarët, pa bërë dallime të ndryshme, por Ademi e ka kritikuar atë për mosinkluzivitetin e liderëve të të gjitha blloqeve politike dhe për mosfokusimin në sfidat që vendi përballë me integrimin në NATO dhe Bashkimin Evropian. Ai gjithashtu ka theksuar mungesën e referencave të presidentes së re ndaj Marrëveshjes së Prespës dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore me Bullgarinë.

“Përveç që ishte fjalim për 8 Mars nuk pat asgjë substanciale, nuk u përmend asgjë sa i përket NATO-s, nuk u përmend asgjë sa i përket BE-së dhe procesit eurointegrues, nuk u përmend asgjë sa i përket marrëdhënieve të mira ndëretnike, nuk u përmend fare Marrëveshja e Ohrit, nuk u përmend Marrëveshja e Prespës, nuk u përmend Marrëveshja për fqinjësi të mirë, nuk u përmend poashtu as urimi që i ka bë presidentja e Kosovës megjithëse u përmenden gra të tjera lidere që i’a kanë uruar përzgjedhjen për president”, tha Ademi.

Ademi: Siljanovska as që e ka përmendur Republikën dhe nuk ka thënë asgjë për integrimet evropiane appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version