Arbër Ademi nga BDI thotë se protestat janë pjesë e agjendës së Frontit Europian
Megjithëse u spekulua se BDI po koordinohet për të hequr dorë nga paralajmërimet e protestave, si shenjë revoltë për shkeljen e legjitimitetit, Ademi, për TV21, thotë se diçka e tillë nuk është diskutuar.
Ademi madje thotë se BDI nuk ka biseduar fare as nga heqja dorë e organizimit të protestave.
“Dje, sikurse çdo dite, ne hapësirat e BDI ka patur takime e koordinime te rregullta ne mes përfaqësuesve tanë partiak te te gjitha niveleve.
Në këto takime fare s’është biseduar fare për heqje dore nga mundësia per te organizuar protesta dhe per ti shfrytëzuar te gjitha mekanizmat demokratik për respektimin e vullnetit te qytetareve.
Te gjitha këto forma demokratike te shprehjes se vullnetit politik janë pjesë e agjendës së Frontit Europian, megjithëse nuk kanë qene aspak ne rend dite dhe i mohojmë ne tërësi”, tha Ademi.
Ademi për protestat: Janë pjesë e agjendës së Frontit Europian appeared first on Telegrafi.