Arbër Ademi nga Bashkimi Demokratik për Integrim u shpreh se Fronti Evropian ka korrur fitore historike.

“Me këtë po vuloset e ardhmja evropiane e vendit. Kthim prapa nuk ka dhe nuk do të ketë asnjëherë, sepse vullneti i qytetarëve është mbi të gjitha”, tha Ademi.

Ai shtoi se fitorja është e Frontit Evropian dhe qytetarëve që mbështetën fushatën “Po Europës, Jo Rusisë”.

Kujtojmë se sot në zgjedhjet kuvendare të drejtë vote kanë pasur 1.815.350 qytetarë. Ndërkohë, sot në Maqedoninë e Veriut qytetarët kanë votuar edhe për zgjedhjet presidenciale për rrethin e dytë. /Telegrafi/

Ademi: Fitore historike për Frontin Evropian appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version