Arbër Ademi nga “Fronti Europian” ka dalë sërish në konferencë për shtyp, ndërsa tha se ata prijnë me 30 mijë vota dallim në zgjedhjet kuvendare.
Ai theksoi se Fronti Europian është duke prirë në Tetovë, Kumanovë dhe Strugë, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Thuajse në të gjitha komunat jemi në epërsi. Fitojmë në Dibër, Strugë, Vrapçisht, në epërsi jemi në Tetovë, Gostivar, Kumanovë”, tha Ademi, duke shtuar se nëse vazhdojnë me këtë trend “Fronti Europian” do të ketë mbi 20 deputetë.
Ademi gjithashtu tha se më vonë do të dalin me të dhëna tjera./Telegrafi/
Ademi: Fitojmë thuajse në të gjitha komunat, “Fronti Europian” do të ketë mbi 20 deputetë appeared first on Telegrafi.