
Duhet të ndalet ndikimi politik në procesin e hetimit për tragjedinë e Koçanit, bëjnë thirrje nga BDI. Nënkryetari i integristëve Arbër Ademi në “Daliy Click” tha se ra kjo tragjedi që të ndalohet procedura e shkarkimit të kryeprokurorit Lupço Kocevskit, duke aluduar në kushtëzime.
“Prokuroria një orë e më parë duhet të çlirohet nga ky raport kushtëzimi, para të cilit janë vendosur dhe në bazën e argumenteve dhe provave të drejtoj edhe këtë rast nga më të mëdhenjtë që janë trajtuar nga organet hetimore të përndjekjes në vend. Paramendojeni absurditetin e gjithë kësaj historie! Iniciohet procedurë për shkarkim, publikisht thuhet se kjo procedurë ka filluar dhe nuk ka kthim mbrapa. Ndodh tragjedia e Koçanit, ndiqet linja partiake gjatë fazës parahetimore dhe hetimore dhe dalin e thonë po e stopojmë një procedurë të tillë”, sqaroi Arbër Ademi, nënkryetar i BDI-së.
Për arrestimin e ish-ministrit të Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, pas tragjedisë në Koçan ku humbën jetën 59 persona, Arbër Ademi nga BDI tha se ka parë kallëzimin penal dhe propozimin e Prokurorisë, që siç thotë, është absurditet dhe se bëhet fjalë për konstruksion dhe përndjekje politike. Ai thotë se familja Bekteshi ka qenë kaherë synim i përndjekjeve politike.
“Kreshnik Bekteshi është sprovuar gjatë jetës me përndjekje politike pasi që në familjen e Kreshnikut ka të paktën 6 persona të cilët kanë qenë të burgosur politik, djali hallës Adem Karaga, aktori, së bashku më nënë e tij, hallën e Kreshnikut, kanë qenë të burgosur politik, para luftës së vitit 2001. Dy djem të hallës tjetër të Kreshnikut poashtu të burgosur politik, dy axhallarët e Kreshnikut në vitet 79-82 të burgosur politik. Axha i tretë azil politik në Suedi si shokë të Jusuf Gërvallës”, shtoi Ademi./TV21/
Ademi: Familja Bekteshi ka qenë gjithmonë në shënjestër politike, BDI kërkon hetim të veçantë appeared first on Telegrafi.