Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Arbër Ademi përmes një shkrimi në rrjetet sociale thotë se Afrim Gashi me, siç shkruan ai, 1 për qind mbështetje, është caktuar kryepalramentar
Ademi pyet se cili është mesazhi i kësaj çështje.
“Në sondazhin e fundit, partia e Afrim Gashit ka vetëm 1% mbështetje. Çfarë mesazhi është ky për shqiptarët? 1% mbështetje, por Kryeministri e cakton për postin më të lartë të shtetit! Me kë ju ngjan kjo situatë?”, shkruan Ademi.
Kujtojmë se BDI ka bërë së fundmi sërish thirrje që edhe partitë e ngelura në koalicionin VLEN në qeveri të braktisin qeverinë, pasi siç thonë nga BDI, kjo qeveri po zbaton politika anti-shqiptare.
Ademi: Afrim Gashi me një për qind mbështetje, është caktuar kryeparlamentar appeared first on Telegrafi.