Me 10 vota “pro”, asnjë “kundër” dhe 1 “abstenim”, anëtarët e Komisionit Parlamentar të Zgjedhjeve dhe Emërimeve kanë mbështetur sot Abdush Demirin, i mbështetur nga koalicioni opozitar shqiptar, Lidhja Evropiane për Ndryshim, për të qenë anëtar i ri i Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Propozimi për anëtar të ri të KSHZ-së duhet të votohet në seancë plenare. Për zgjedhjen e Demirit si anëtarë i ri duhet të votojnë të paktën 80 deputetë, pra një shumicë prej dy të tretash të votave.
Në “garë” për anëtar të KSHZ-së ishte edhe kandidati Zulfi Adili i propozuar nga Partia Demokratike Evropiane e Arianit Hoxhës, i cili dje u tërhoq për shkak të emërimit të tij si drejtor i Agjencisë për Investime të Huaja.
Pas emërimit të Krenar Llogës si ministër i Drejtësisë, një vend në KSHZ ka mbetur bosh./Telegrafi/
Abdush Demiri si anëtar i ri i KSHZ-së kaloi në Komision, duhet të votohet në seancë plenare appeared first on Telegrafi.