Njësiti special antiterroristik “Tigar” shënon 43 vjetorin e themelimit. Për këtë qëllim, ministri i brendshëm Pançe Toshkovski dhe zv.ministri shtesë Mitko Bojmacaliev, vendosën lule para përmendores së pjesëtarëve të rënë. Megjithatë, gjatë 43 viteve prej sa ekziston ky njësit, nuk është punësuar asnjë shqiptar. Asnjëherë nuk është dhënë asnjë arsyetim i qartë pse? Pyetëm kryeministrin teknik Talat Xhaferi se kur do të shihet ndonjë shqiptar në këtë njësit, mirëpo nuk deshi të përgjigjet, dhe na orientoi tek MPB-ja.

“Do i adresoni pyetjet deri te ministria për faktin se është kompetencë e ministrisë përkatëse. Nuk është kompetencë e Qeverisë që të them se kur do të punësohet dhe kur nuk do të punësohet. Është çështje me ministrinë, kur të keni mundësi do e parashtroni pyetjen”, tha Xhaferi.

Zëvendësministri shtesë në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Mitko Bojmacaliev, thotë se për t’u punësuar në këtë njësit nuk bëhen selektime në bazë të përkatësisë etnike. Sipas tij, për të hyrë në njësitin “Tigrat”, shpallet konkurs i brendshëm dhe ka selektim special.

“Për të hyrë në këtë njësi nuk nevojitet as përkatësi etnike, as fetare e as politike por vetëm të përmbushen kushtet gjatë selektimit. Çdokush që e kalon selektimin, do të pranohet në njësitin “Tigrat”. Për të hyrë në Njësitin “Tigrat”, janë kuadri policor që aktualisht është i punësuar në MPB. Shpallet konkurs intern për hyrje në “Tigrat” dhe aty ka program special që bëhet selektim. Ai që do ta kalojë selektimin, mund të hyjë në “Tigrat””, u shpreh Bojmacaliev.

Ish-ministri i brendshëm Oliver Spasovski, para një viti pati deklaruar se në konkursin e fundit të brendshëm për punësim në këtë njësit, ka pasur vetëm një kandidat shqiptar, por i njëjti nuk ka kaluar sepse nuk ka ditur të notojë.

43 vjet “Tigrat”, por pa asnjë shqiptar! Xhaferi thotë se nuk është kompetent appeared first on Telegrafi.

Share.
Exit mobile version