Në periudhën nga 2 deri më 8 gusht, janë paraqitur 20 raste të reja të kollës së mirë. Prej tyre katër persona janë hospitalizuar, theksohet në raportin më të ri të Institutit të Shëndetit Publik (ISHP), të publikuar pasdite.
“Përfundimisht me 8 gushtin, në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë regjistruar gjithsej 1001 raste të kollës së mirë, me incidencë nga 54,5/100.000 banorë. Kjo paraqet rritje të disafishtë të numrit të të sëmurëve në lidhje me periudhën e kaluar pesëvjeçare – 2019 deri në vitin 2023, kur janë regjistruar gjithsej 10 raste”, shkruan në raport.
Nga numri i përgjithshëm i personave të sëmurë – 1001, tek 994 janë regjistruar simptoma, ndërsa sëmundja tek shtatë persona ka qenë në formë asimtpomatike.
“Nga numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara, 627 nuk kanë qenë të vaksinuar, nuk janë plotësisht të vaksinuar konform moshës ose nuk ka dëshmi për vaksinim. Nga rastet që janë komplet të vaksinuar – 278, mesatare nga koha e kaluar nga doza e fundit e vaksinës deri në sëmundje arrin 13 vjet”, shtohet në raport.
Nga 18 janari deri më 8 gusht, janë dhënë gjithsej 63.133 doza vaksina me komponenta kundër kollës së mirë.
Në qarkullim janë tre epidemi të paraqitura në nivel të territoreve në Shkup, Kumanovë dhe Tetovë.
1001 raste me kollën e mirë në Maqedoninë e Veriut appeared first on Telegrafi.