Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka bërë me dije se zëvendëskryeministri i Serbisë dhe ministri i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviç do të jetë mandatues për përbërjen e Qeverisë së re të Serbisë.
“I propozoj Kuvendit Kombëtar të Republikës së Serbisë, Millosh Vuçeviçin për kandidat për kryeministër të Republikës së Serbisë”, ka thënë Vuçiç në llogarinë e tij në Instagram.
Vuçeviç është aktualisht ministër i Mbrojtjes, i cili pritet të jetë pasues i Ana Bërnabiçit. /vizionlus.tv