Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, gjatë fjalës së tij në “OKB tha shteti i tij ka politikat dhe interesat e veta dhe nuk është shërbëtor as i Rusisë, e as i Shteteve të Bashkuara.

Ai shtoi se Serbia respekton Kartën e OKB-së dhe integritetin territorial të Ukrainës.

“Të gjithë në botë flasin për Ukrainën, askush nuk guxon të flasë për Serbinë, por edhe kur flasin, ata thonë se si ne do ta nisim luftën në Ballkan nën urdhrat e Rusisë. Ata kanë gënjyer gjatë gjithë kohës për më shumë se dy vjet e gjysmë. Ne nuk jemi as shërbëtorë të Rusisë, e as të SHBA-së. Ne kemi politikat tona dhe interesat tona”, tha Vuçiç.

Ai u ndal edhe tek Kosova, pavarësinë e së cilës Serbia nuk e njeh.

Ata që kanë kryer agresion kundër Serbisë, që tentuan të ndajnë një pjesë të territorit të saj, ende tentojnë të na bindin se është zgjidhja e vetme demokratike dhe e arsyeshme, që ‘Kosova dhe Metohia’ të shkëputet nga Serbia. Ata i kanë ofruar armë në baza ditore të ashtuquajturave Forca të Sigurisë së Kosovës, që nesër do të bëhen Forcat e Armatosura shqiptare në territorin e Serbisë”, tha Vuçiç.

 

Share.
Exit mobile version