Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Çellopek të Komunës së Tetovës në Maqedoninë e Veriut, ku pas një sherri mes anëtarëve të të njëjtit fis dy persona janë vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur.
Mediat në Maqedoninë e Veriut raportojnë se është vënë në pranga autori i dyshuar i ngjarjes 60-vjeçari I.I i cili ka mbetur edhe vetë i plagosur.
“Është arrestuar një person rreth 60 vjeç me iniciale I.I nga fshati Çellopek, pas një denoncimi rreth orës 14:10 se në këtë fshat ka vrarë 2 kushërinjtë e tij nga i njëjti fshat dhe një e ka plagosur”, kanë thënë burime zyrtare për mediat në Maqedoninë e Veriut.
Ndërkohë theksohet se sherri që ka sjellë më pas dy viktima dhe dy të plagosur ka ndodhur për një vend parkimi, për të cilin kushërinjtë ishin konfliktuar edhe më herët mes tyre.
Aktualisht po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
/Vizionplus.tv/