Atentati ndaj kriminelit me të shkuar të errët në greqi, Vangjelis Zabunis 44 vjeç, tronditi Athinën. Të paktën 80 plumba u zbrazën mbi të, duke bërë që atentatorët të mund të eliminonin me sukses objektivin e tyre.

Policia greke nuk ka rënë ende në gjurmën e ekzekutorëve, ndërsa ka indicie se ata u lajmëruan nga dikush që ndodhej pranë zonës së krimit, i cili dha informacion mbi vendndodhjen e kriminelit të vrarë.

Një zyrtar policor komentoi ngjarjen e rëndë, duke theksuar se nëse krimineli grek do të mundej t’i shpëtonte atentatit, vendi do të përballej me vrasje të ashpra e të panumërta, si shenjë hakmarrjeje.

“Nëse Zampounis , i cili kishte hyrë në makinë, do të ishte larguar ose nëse do të ishte plagosur, dijeni se ne do të kishim shumë kontrata vdekjeje në 2024. Ai ishte një nga më të ashpërt dhe të përfshirë në krimin e organizuar” , tha zyrtari policor.

Pak minuta pas atentatit në daljen e Athinës u gjet edhe automjeti i autorëve, një fuoristradë e cila rezulton e marrë me qera.Brenda makinës u gjetën edhe 2 kallashnikovë dhe të paktën 1 pistoletë, armë të përdorura gjatë sulmit./vizionplus.tv/

Share.
Exit mobile version