Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha se do t’i propozojë qeverisë së re vendosjen e dënimit me vdekje për ata që janë përgjegjës për krime tejet të rënda, si vrasja e fundit e një 2-vjeçareje që u rrëmbye nga nëna e saj apo masakra e vitit të kaluar në një shkollë të Beogradit.

Në një intervistë televizive, presidenti serb tha se beson se edhe një dënim me 40 vjet burg është i pamjaftueshëm për një krim siç është vrasja e një vajze dy-vjeçare, një ngjarje që ka ngjallur emocione dhe zemërim të madh në Serbi.

Vuçiç konfirmoi synimin e tij për të propozuar zyrtarisht rivendosjen e dënimit me vdekje , duke thënë: “Unë do t’ia dërgoj atë qeverisë së Serbisë , që kur të formojnë qeverinë, le të mendojnë nëse do të bëjnë një propozim në parlament për ndryshime dhe shtesa në Kodin Penal apo jo”.

Më pak se një muaj nga tani do të shënojë përvjetorin e parë të masakrës në shkollën në Beograd, ku më 3 maj një 13-vjeçar, duke qëlluar me armën e babait të tij, vrau nëntë nxënës bashkëmoshatarë të tij dhe një roje sigurie si edhe plagosi shumë të tjerë.

Share.
Exit mobile version