Arroganca me pushtetin dhe pozitën nuk është një fenomen shqiptar, por mbarë ballkanik. Ish-ministri grek i Bujqësisë, Lefteris Avgenakis ka dhunuar një punonjës të aeroportit të Athinës, pasi ka lejuar avionin të ngrihet në ajër pa të në bord.
Mediat helene raportojnë se deputeti i partisë Demokracia e re Avgenakis ka shkuar në sportelin e aeroportit dhe ka nsiur të debatojë me tone të ashpra me punonjësin, pasi ky i fundit e ka informuar se nuk mund të hipte në bordin e avionit pasi ishte me vonesë pasi ishte mbytllur Gate.
Avgenakis kishte planifikuar që të udhëtonte drejt kretës, por edhe pse punonjësi i aeroportit e kishte thirrur tre herë emrin e ish-ministrit, ky i fundit nuk ka hipur në avion.
Pas ngjarjes, punonjësi 22-vjeçar ka deklaruar se do të ngrejë padi për dhunë ndaj ish-ministrit, por ky i fundit është përgjigjur se nuk ka asnjë problem pasi e mbron imuniteti.