Presidenti Serb, Aleksandër Vuçiç, tha të dielën se më 14 ose 15 gusht mund te hapet në menyrë të dhunshme ura mbi lumin Ibër.
Ai i bëri deklaratat në kohën kur autoritetet e Kosovës kanë paralajmëruar se ura kryesore mbi Ibër, që ndan Mitrovicën e Jugut me shumicë shqiptare, me Mitrovicën e Veriut, me shumicë serbe, duhet të hapet plotësisht për qarkullim.
Por kreu i shtetit serb tha se përpjekjet e qeverisë së Albin Kurtit nuk do të funksionojnë./vizionplus.tv