Një ngjarje e pazakontë ka tronditur Serbinë. Një 45-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi ka dyshime të forta se ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij, që kur kjo e fundit ka qenë 6 vjeçe. Aktualisht vajza është 13 vjeç, që do të thotë se janë plot 7 vite që babai ka abuzuar me vajzën e tij të mitur.
Dukë marrë shkas nga historiku penal i këtij personi, si i dënuar më parë për pedofili, pjesëtarët e Sektorit të krimit të teknologjisë së lartë në Beograd kanë vazhduar të mbajnë nën vëzhgim 45-vjeçarin. Ç’ka e bën edhe më tragjik rastin janë dyshimet se i arrestuari i incizonte veprimet e tij me të bijën minorene teksa abuzonte me të seksualisht dhe ato pamje ua dërgonte të tjerëve në rrjetet sociale. Sipas mediave, 45-vjeçari është nga Novi Pazari.
Policia nuk ka dhënë më shumë detaje nga ngjarja e rëndë, duke mos hedhur dritë për nënën e vajzës, nëse ata ishin bashkë apo jo dhe nëse ajo ka qenë në dijeni të këtyre veprimeve. Në rrjetin e tij social, babai postonte shumë shpesh foto me vajzën, por e paimagjinueshmja as nuk mendohej dhe as nuk i shkonte ndërmend askujt./vizionplus.tv