Një tërmet me magnitudë 4.1 Rihter është regjistruar mëngjesin e sotëm në ishullin e Nisyros në Greqi.
Epiqendra e tërmetit është regjistruar rreth 17 kilometra në jug të Nisyros , ose 346 kilometra lindje-juglindje të kryeqytetit grek.
Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti Gjeodinamik i Observatorit Kombëtar i Athinës tëmeti kishte një thellësi prej 19.9 kilometrash, ndërsa lëkundjet klasifikohen si të lehta.