Qeveria e Serbisë do të mblidhet sot për të formuar ekipin që “do të luftojë” kundër pranimit të Kosovës në Këshill të Europës.

Lajmi për mbledhjen e qeverisë u bë nga ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç,
Daçiç tha për mediat serbe se ai do të udhëheqë ekipin së bashku me drejtorin e të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviç.

“Formimin urgjent” të këtij ekipi ka kërkoi dje presidenti serb Aleksandër Vuçiç në një seancë të jashtëzakonshme të Qeverisë së Serbisë, duke pranuar që shanset për ta bërë këtë i kanë të vogla./vizionplus.tv/

Share.
Exit mobile version