Forca të shumta të Eulexit dhe të Kforit janë parë mëngjesin e kësaj të shtune  mbi urën e lumit Ibër. Ky veprim vjen  si masë parandaluese  përshkallezimin e  mundshëm të situatës ne vend pas operacionit per mbylljen e objekteve  te komunave ilegale serbe ne veri.

Pas vendimit të ndërrmarre nga policia e Kosovës   i menjehershem ka qene reagimi i  SHBA-ve. Ndihmes sekretari amerikan  për Evropë dhe Euroazi, James O’Brien, i ka bërë thirrje kryeministrit Albin Kurti, që të koordinohet me ndërkombëtarët.

“Siç e bën të qartë deklarata e ambasadorit amerikan në Kosovë, SHBA-ja është e shqetësuar nga vazhdimi i veprimeve të pakoordinuara dhe provokuese të Qeverisë së Kosovës… I bëjmë thirrje kryeministrit Kurti dhe qeverisë së tij që të konsultohen dhe koordinohen me komunitetin ndërkombëtar dhe të ndërpresin veprimet e pakoordinuara që ndikojnë negativisht në partneritetin tonë”, tha JAMES O’BRIEN

Edhe Bashkimi Europian ishte në të njëjtën linjë me ShBA-të , ndërsa ka paralajmëruar një  përshkallëzim të mundshëm të situatës në terren.

“EULEX-i menjëherë është vendosur atje për të monitoruar zhvillimin e këtij operacioni, i cili nuk ishte i koordinuar me BE-në dhe partnerët ndërkombëtarë. BE-ja vazhdimisht i ka bërë thirrje Kosovës që të shmangë çdo veprim që mund të ndikojë negativisht në sigurinë e njerëzve në terren. Fatkeqësisht thirrjet tona janë shpërfillur nga Qeveria e Kosovës”, thuhet në reagimin e BE.

Gjermani, Franca, Britania e Madhe e shtete të tjera  kanëshprehur shqetësimin se aksioni i policisë së Kosovës mund të tensionojë edhe më shumë situatën. /vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version