Serbët së fundmi kanë arrestuar një shtetas të tyre, me pretendimin se ka qenë spiun i shqiptarëve.
Lajmi u bë fillimisht i ditur nga mediat pranë qeverisë në Beograd të cilat publikuan dhe pamje nga sendet e sekuestruara ndërsa u konfirmua edhe nga presidenti Aleksandër Vuçiç i cili edhe pse nuk dha detaje tha se numri i agjentëve të huaj në vend është rritur.
“Unë kam marrë një raport më të gjerë, kjo është çështje që i takon Agjencisë së informacionit dhe sigurisë. Por nuk ka dyshim se ndikimi dhe prania e agjencive të ndryshme të integjencës së huaj është shtuar, për arsye të kuptueshme.”, tha Vuçiç.
Shtetasi serb, R.D që u arrestua në afërsi të Rashkës ishte me profesion inxhinier kompjuterik dhe dyshohet se spiunonte për agjencitë shqiptare që prej vitit 2022. Këto janë vetë pretendime të serbëve dhe nuk dihet nëse janë të vërteta, apo një ngjarje e fabrikuar, në një moment kur SHBA i dha Kosovës mbështetja ushtarake dhe armatime./vizionplus.tv