Close Menu
    What's Hot

    Real Madridi interesohet për talentin 17-vjeçar

    02/06/2025

    Si ndryshojnë simptomat e diabetit te gratë dhe burrat

    02/06/2025
    Dimitrievski: Nëse dëshiron të jetë një faktor global, BE duhet të jetë vendimtare në Ballkani Perëndimor

    Dimitrievski: Nëse dëshiron të jetë një faktor global, BE duhet të jetë vendimtare në Ballkani Perëndimor

    02/06/2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Shqiperia.infoShqiperia.info
    • Home
    • Rajoni
      1. Shqiperia
      2. Kosova
      3. Maqedonia
      4. View All
      Fermerët hedhin prodhimin në rrugë: Pikat e grumbullimit i marrin perimet me çmime të ulëta, i shesin shtrenjt

      Fermerët hedhin prodhimin në rrugë: Pikat e grumbullimit i marrin perimet me çmime të ulëta, i shesin shtrenjt

      28/04/2025
      Ringjallja e industrisë ushtarake, Rama: Ish-Uzina e Autotraktorëve do të shërbejë për mbrojtjen

      Ringjallja e industrisë ushtarake, Rama: Ish-Uzina e Autotraktorëve do të shërbejë për mbrojtjen

      28/04/2025
      Aksident në Korçë-Pogradec, dy të plagosur

      Aksident në Korçë-Pogradec, dy të plagosur

      12/03/2025
      Turisti malazezë humb jetën në Malësinë e Madhe, dyshohet se pësoi arrest kardiak

      Turisti malazezë humb jetën në Malësinë e Madhe, dyshohet se pësoi arrest kardiak

      12/03/2025
      NATO e gatshme të punojë me Sorensenin si ndërmjetësues në dialogun Kosovë-Serbi

      NATO e gatshme të punojë me Sorensenin si ndërmjetësues në dialogun Kosovë-Serbi

      28/01/2025
      Dorëheqja e kryeministrit serb, Vuçiç: Nisim konsultimet me partitë politike për formimin e një qeverie të re ose shpalljes së zgjedhjeve të reja

      Dorëheqja e kryeministrit serb, Vuçiç: Nisim konsultimet me partitë politike për formimin e një qeverie të re ose shpalljes së zgjedhjeve të reja

      28/01/2025
      Protestat në Serbi, Vuçiç kërkon ndryshim të qeverisë

      Protestat në Serbi, Vuçiç kërkon ndryshim të qeverisë

      27/01/2025
      Zgjedhjet në Kosovë, analistja Lama tregon strategjinë që po ndjek Lëvizja Vetëvendosje

      Zgjedhjet në Kosovë, analistja Lama tregon strategjinë që po ndjek Lëvizja Vetëvendosje

      09/01/2025
      Dimitrievski: Nëse dëshiron të jetë një faktor global, BE duhet të jetë vendimtare në Ballkani Perëndimor

      Dimitrievski: Nëse dëshiron të jetë një faktor global, BE duhet të jetë vendimtare në Ballkani Perëndimor

      02/06/2025
      Dimitrievski: Nëse dëshiron të jetë një faktor global, BE duhet të jetë vendimtare në Ballkani Perëndimor

      Snopçe, VLEN-it: A jeni akoma kundër ndryshimeve në Ligjin për Vetëqeverisjes Lokale?

      02/06/2025
      Dimitrievski: Nëse dëshiron të jetë një faktor global, BE duhet të jetë vendimtare në Ballkani Perëndimor

      Qeveria e RMV-së ka vendosur të lirojë plotësisht importin e 67 mallrave nga SHBA-ja

      02/06/2025
      Dimitrievski: Nëse dëshiron të jetë një faktor global, BE duhet të jetë vendimtare në Ballkani Perëndimor

      DPHM: Në RMV na pret një verë e nxehtë dhe e thatë

      02/06/2025

      Real Madridi interesohet për talentin 17-vjeçar

      02/06/2025

      Si ndryshojnë simptomat e diabetit te gratë dhe burrat

      02/06/2025
      Dimitrievski: Nëse dëshiron të jetë një faktor global, BE duhet të jetë vendimtare në Ballkani Perëndimor

      Dimitrievski: Nëse dëshiron të jetë një faktor global, BE duhet të jetë vendimtare në Ballkani Perëndimor

      02/06/2025
      Dimitrievski: Nëse dëshiron të jetë një faktor global, BE duhet të jetë vendimtare në Ballkani Perëndimor

      Snopçe, VLEN-it: A jeni akoma kundër ndryshimeve në Ligjin për Vetëqeverisjes Lokale?

      02/06/2025
    • Bota
    • Sport
    • Ndryshe
      A janë binjakët alergjikë ndaj të njëjtave gjëra?

      A janë binjakët alergjikë ndaj të njëjtave gjëra?

      28/04/2025
      Mësoni si të përdorni lëngun e selinosë për uljen e kolesterolit

      Mësoni si të përdorni lëngun e selinosë për uljen e kolesterolit

      31/01/2025
      A e dini pse pakot e patatinave janë gjithmonë gjysmë bosh?

      A e dini pse pakot e patatinave janë gjithmonë gjysmë bosh?

      28/01/2025
      Hëna e re tek Ujori, nis epokë e re për 6 muajt e ardhshëm për këtë shenjë Horoskopi

      Hëna e re tek Ujori, nis epokë e re për 6 muajt e ardhshëm për këtë shenjë Horoskopi

      28/01/2025
      Nuk ha shumë, por të rëndon stomaku? Zbulo kush e ka fajin

      Nuk ha shumë, por të rëndon stomaku? Zbulo kush e ka fajin

      28/01/2025
    • Shendeti
    • Showbiz
    • Lifestyle
    • Opinion
    Shqiperia.infoShqiperia.info
    Home»Kosova»Pse është i rëndësishëm regjistrimi i popullsisë?
    Kosova

    Pse është i rëndësishëm regjistrimi i popullsisë?

    12/04/20245 Mins Read
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
    Pse është i rëndësishëm regjistrimi i popullsisë?
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email WhatsApp Copy Link
    Pse është i rëndësishëm regjistrimi i popullsisë?

    “A ishin te ti për regjistrim?”, “sa zgjati procedura?”, “çfarë pyetjesh patën?” – këto janë vetëm disa prej copëzave të muhabeteve që po bëhen ditëve të fundit në lidhje me regjistrimin e popullsisë, të ekonomive familjare dhe të banesave në Kosovë.

    Procesi, që realizohet nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka nisur më 5 prill dhe do të zgjasë deri më 17 maj.

    Të gjithë janë të obliguar t’i përgjigjen pothuajse secilës pyetje, sepse, në të kundërtën, mund të gjobiten – individët me nga 30 deri në 2.000 euro, kurse bizneset deri në 20.000 euro.

    Shteti dhe individët përfitojnë prej regjistrimit, në disa aspekte:

    Demografia

    Përmes regjistrimit, shteti e ka parasysh shtrirjen e popullatës nëpër komuna dhe vendbanime. Kështu ka thënë Bekim Salihu, nga Instituti për Studime të Avancuara – GAP në Prishtinë, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë.

    “Komunat marrin buxhet edhe nga Qeveria, përveç të hyrave vetjake, dhe njëra prej formave se si ndahet buxheti nëpër komuna është formula bazuar në numrin e popullsisë. Nëse një komunë del që ka rënie të madhe të popullsisë, padyshim që ajo do të reflektohet që nga viti i ardhshëm në buxhetin e asaj komune”.

    Nga ndarjet buxhetore, më pas, reflektohen investimet kapitale dhe kapaciteti i një komune për t’i kryer punët e parapara.

    Situata ekonomike

    Gjendja reale mbi lëvizjet brenda shtetit mund të jetë efektive për qytetarët edhe në krijimin e një ideje mbi mundësitë që kanë para vetes.

    “Këto janë lëvizje kryesisht të natyrës ekonomike. Kjo mund të tregojë për një individ se cili vend është më i përshtatshëm për të lëvizur, nëse dëshiron të ketë një punë të caktuar, ose një të ardhme të caktuar brenda një profesioni të caktuar”, ka thënë Arian Lumezi prej Institutit për Politika Sociale “Musine Kokalari” në Prishtinë, në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë.

    Sipas Lumezit, që nga regjistrimi i fundit i popullsisë, më 2011, kanë ndodhur shumë ndryshime – pandemia e koronavirusit, pasojat e luftës së Rusisë në Ukrainë, liberalizimi i vizave – andaj është e domosdoshme një pasqyrë më e mirë e trendëve ekonomikë.

    Lumezi ka thënë se të dhënat e reja do të tregojnë më shumë edhe për standardin e jetës në Kosovë: “Ka një paqartësi se çfarë quajmë rritje të pagës, raporti me inflacionin, rritjen e çmimeve e të tjera”.

    Ai beson se, për qytetarët, është shumë e rëndësishme të kuptohet nëse ka pasur inflacion të mirëfilltë apo të manipulueshëm, me qëllim të rritjes së çmimeve.

    Gjendja e komuniteteve

    Hulumtuesit besojnë se është shumë e rëndësishme që të kuptohet më shumë për gjendjen e minoriteteve në Kosovë.

    Sipas regjistrimit të fundit, më 2011, 91 për qind e banorëve të Kosovës janë shqiptarë, 3.4 për qind janë serbë, ndërsa 5.6 përqindëshi tjetër përbëhet nga boshnjakët, goranët, turqit, romët, ashkalinjtë dhe egjiptianët.

    Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë – u ka bërë thirrje serbëve të mos marrin pjesë në regjistrimin e sivjetmë të popullsisë në Kosovë, sikurse më 2011.

    Salihu dhe Lumezi besojnë se regjistrimi do të ndihmonte në nxjerrjen e një pasqyreje të qartë dhe të kontekstit në të cilin jetojnë minoritetet në Kosovë, në veçanti serbët në pjesën veriore.

    “Qarkullojnë fjalë që në veri jetohet shumë më mirë sesa në pjesët tjera të Kosovës, sepse atje njerëzit nuk kanë paguar rrymë. Këto gjëra, në përgjithësi, nuk qëndrojnë, pasi, nëse shkon vetë, e sheh që jeta nuk është ashtu si paraqitet, dhe nuk lidhet gjithçka me të ardhurat apo pensionet”, ka thënë Lumezi.

    Sipas të dhënave zyrtare, numri i përgjithshëm i banorëve në Kosovë është rreth 1.8 milion, prej të cilëve rreth 25.000 janë serbë. Megjithatë, sipas vlerësimeve të organizatave joqeveritare serbe në Kosovë, në këtë vend jetojnë rreth 100.000 pjesëtarë të komunitetit serb.

    Dëmet e luftës

    Për herë të parë, në kuadër të regjistrimit, është përfshirë edhe një formular për regjistrimin e dëmeve që u janë shkaktuar ekonomive familjare gjatë luftës.

    Salihu, ndonëse e mirëpret nismën, beson se do të ishte më mirë që “kjo të bëhej më 2011, për shkak që po ndryshojnë gjeneratat, e kujtesa dhe shumë gjëra mund të harrohen”.

    Autoritetet, në të kaluarën, kanë thënë se vlera e dëmeve ekonomike që Serbia ia ka shkaktuar Kosovës në luftën e viteve 1998-‘99 është rreth 22 miliardë euro, mirëpo të dhëna publike nuk ekzistojnë.

    Kush do t’i përdorë të dhënat?

    Përveç autoriteteve shtetërore, një pjesë të të dhënave do të mund t’i përdorin edhe hulumtuesit, mediat, akademia, e organizatat joqeveritare dhe ato ndërkombëtare, për përpilim të raporteve të ndryshme.

    ASK-ja ka paralajmëruar që rezultatet preliminare të regjistrimit do t’i publikojë brenda tre muajve.

    Të gjitha informacionet që japin qytetarët janë të fshehta dhe është shumë e rëndësishme që informacionet të jepen të sakta.

    Si Salihu, ashtu edhe Lumezi, besojnë se autoritetet nuk kanë bërë mjaftueshëm për vetëdijesimin e popullsisë për rëndësinë e këtij procesi, prandaj disa qytetarë kanë dilema rreth regjistrimit.

    “Këto të dhëna nuk mblidhen për qëllime të tatimit, por bëhen me qëllim të studimit… nuk do të thuhet, shembull, Bekimi i ka 10 prona, por thuhet se Prishtina i ka 10 prona. Merret tërësia dhe jo veçantia”, ka shpjeguar Salihu.

    ASK-ja ka thënë se regjistrimin po e zhvillon në bashkëpunim me Bashkimin Evropian, dhe se një ekip i Brukselit do ta vëzhgojë procesin, ndërsa në fund edhe do ta vlerësojë atë./REL

    Lexo edhe:

    1. U dhunua barbarisht nga njerku, 4-vjeçari në ‘luftë’ për jetën, plagë të shumta dhe dëmtime të rënda të trurit
    2. Serbia kap spunin e shqiptarëve, bashkëpunonte me SHISH që prej vitit 2022
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email

    Ju sugjerojmë

    Beleri takohet me Mitsotakis : Lufta ime vazhdon ende, vetë shqiptarët thonë se jam i pafajshëm

    Beleri takohet me Mitsotakis : Lufta ime vazhdon ende, vetë shqiptarët thonë se jam i pafajshëm

    15/07/20242 Mins Read
    Vrasja e 2-vjeçares, Vuçiç: Do të propozoj rivendosjen e dënimit me vdekje

    Vrasja e 2-vjeçares, Vuçiç: Do të propozoj rivendosjen e dënimit me vdekje

    08/04/20241 Min Read
    Më 19 mars raundi i ri i dialogut mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë

    Më 19 mars raundi i ri i dialogut mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë

    14/03/20242 Mins Read
    Kurti urdhëron që Manastirit të Deçanit t’i jepen pronat sipas vendimit të Kushtetueses

    Kurti urdhëron që Manastirit të Deçanit t’i jepen pronat sipas vendimit të Kushtetueses

    13/03/20243 Mins Read
    Politikani serb sanksionohet nga SHBA, dekorohet nga Moska

    Politikani serb sanksionohet nga SHBA, dekorohet nga Moska

    28/01/20243 Mins Read
    Top Posts

    Real Madridi interesohet për talentin 17-vjeçar

    02/06/2025
    “S’ka humbje të të dhënave”, Kuvendi i Shqipërisë reagon pas sulmit kibernetik

    “S’ka humbje të të dhënave”, Kuvendi i Shqipërisë reagon pas sulmit kibernetik

    26/12/2023
    Zbardhet kërkesa, SPAK: Berisha të “kyçet” në shtëpi dhe të ruhet nga policë, Gjokutaj e kundërshton

    Zbardhet kërkesa, SPAK: Berisha të “kyçet” në shtëpi dhe të ruhet nga policë, Gjokutaj e kundërshton

    26/12/2023
    Hëna e plotë e dhjetorit: Cilat shenja janë më të prekura?

    Hëna e plotë e dhjetorit: Cilat shenja janë më të prekura?

    26/12/2023
    Moti
    Powered by Tomorrow.io
    Mos humbisni

    Real Madridi interesohet për talentin 17-vjeçar

    02/06/20252 Mins Read

    Prej disa kohësh, Real Madrid po operon me parimin që të mos përfshihet në ankande…

    Si ndryshojnë simptomat e diabetit te gratë dhe burrat

    02/06/2025
    Dimitrievski: Nëse dëshiron të jetë një faktor global, BE duhet të jetë vendimtare në Ballkani Perëndimor

    Dimitrievski: Nëse dëshiron të jetë një faktor global, BE duhet të jetë vendimtare në Ballkani Perëndimor

    02/06/2025
    Dimitrievski: Nëse dëshiron të jetë një faktor global, BE duhet të jetë vendimtare në Ballkani Perëndimor

    Snopçe, VLEN-it: A jeni akoma kundër ndryshimeve në Ligjin për Vetëqeverisjes Lokale?

    02/06/2025
    Stay In Touch
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    Shqiperia.info
    Shqiperia.info

    Lajme shqip nga Shqiperia, Kosova dhe rajoni.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Te zgjedhura nga ne

    Si ndryshojnë simptomat e diabetit te gratë dhe burrat

    02/06/2025
    Incident në eventin ku po përformonte DJ me famë botërore në Tiranë

    Incident në eventin ku po përformonte DJ me famë botërore në Tiranë

    01/06/2025

    Vdes babai i Rihanës

    31/05/2025
    Me te lexuara

    Real Madridi interesohet për talentin 17-vjeçar

    02/06/2025

    Si ndryshojnë simptomat e diabetit te gratë dhe burrat

    02/06/2025
    Dimitrievski: Nëse dëshiron të jetë një faktor global, BE duhet të jetë vendimtare në Ballkani Perëndimor

    Dimitrievski: Nëse dëshiron të jetë një faktor global, BE duhet të jetë vendimtare në Ballkani Perëndimor

    02/06/2025
    © 2025 Shqiperia.info
    Privacy Policy
    • Home
    • Bota
    • Shqiperia
    • Kosova
    • Maqedonia
    • Ndryshe
    • Sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.