Anëtarët e organizatave të së majtës ekstreme janë përplasur me policinë në qytetin verior të Italisë, Vicenza, ku u hap një ekspozitë mbi përpunimin e arit.
Izraeli merr pjesë në këtë ekspozitë ndërkombëtare dhe demonstruesit protestuan kundër politikave të kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu ndaj palestinezëve.
Rreth pesëqind anëtarë të organizatave të së majtës ekstreme përdorën bomba tymi dhe u përpoqën të hynin në ambientet e ekspozitës. Policët i zmbrapsën duke duke hedhur ujë.
Sipas informacioneve të deritanishme kanë mbetur të plagosur lehtë si protestuesit ashtu edhe efektivët e policisë italiane./vizionplus.tv/
Grazie #Milano #Italy #Gaza #Palestine
pic.twitter.com/ag4ITtYGHp — #Birow (@Qxj9EpiXyt9sd0O) January 18, 2024