Tetë shqiptar të Maqedonisë së Veriut janë arrestuar  pasi sipas autoriteteve gjatë festimeve të një dite më parë kanë përdhosur flamurin maqedonas. Lajmin e bëri të ditur ministri i punëve të brendshmë Pançe Toshkovski. Sipas tij të arrestuarit gjendjen në  stacion policor dhe se  të gjithë janë të rinj. Toshkovski paralajmëroi se kundër tyre do të ngrihen  padi penale.

“Katër nga ato persona janë arrestuar për shkak se kanë kryer shkelje – pjesëmarrje në rrahje, ndërsa katër të tjerët janë arrestuar për shkak se ekzistojnë dyshime bazë se kanë kryer vepër penale  parashikuar nga neni 319 i Kodit Penal që ka të bëjë me shkaktimin e urrejtjes kombëtare, racore dhe fetare”, deklaroi Toshkoski.

Më ashpër e dënoi ngjarjen kryeministri Hristian Mickoski

“Përpjekje të tilla për të përshkallëzuar ngjarjet dhe për të krijuar tensione etnike që do të ketë edhe në të ardhmen dhe nëse mendoni se ky është rast i izoluar, nuk do të jetë, prisni se do të ketë edhe në të ardhmen sepse drejtësia ngadalë por e sigurt po u afrohet kriminelëve dhe do të trokasë në dyert e tyre dhe ata do të bëhen gjithnjë e më shumë nervozë. Qeveria e Maqedonisë se veriut do të përgjigjet ashpër ndaj të gjitha provokimeve dhe përpjekjeve për destabilizim të paqes dhe sigurisë së shtetit”, tha Miccoski.

Edhe partia Bashkimi Demokratik për Integrim e dënoi aktin por akuzoi qeverinë se po e perdor politikisht ngjarjen.

“VMRO DMPNE i përdor politikisht edhe ngjarje të tilla……. Me  VMRO kanë filluar të shpeshtohen ngjarje  të tilla që nuk janë të mira për shtetin”, thuhet në dekalratën e BDI.

Ndërsa  LSDM theksoi se sistemi I sigurise ka dështuar ndaj ka kerkuar dorëheqjen e ministrit  të  brendshëm Toshkovski .

 

 

Share.
Exit mobile version