Ky përvjetor e gjen Kosovën përballë sfidave të mëdha. Ne njërën anë është rreziku i rikthimit të përplasjeve në veri për shkak të vendimeve të qeverisë, siç ishte ai për dinarin dhe në anën tjetër raporti me ndërkombëtarët, që muajt e fundit është perkeqësuar.

Por pavarësisht situatave aktuale, liria për popullin e Kosovës do të thotë shumë.

Kryetarin e partisë Nisma Fatmir Limaj, i cili ka qenë edhe një nga protagonistët e shpalljes së pavarësisë deklaroi se 17 shkurti është një ëndërr e bërë realitet për shqiptarët e Kosovës, të cilët nuk e përjetonin këtë moment që nga koha e Skënderbeut.

Në një lidhje live për edicionin qendror të lajmeve në Vizion Plus me Pranvera Borakajn, Limaj tha se Kosova në këto 16 vjet liri, ka arritur shumë dhe qëndron më lartë se vendet e tjra të rajonit.

Intrevista e plotë:

  1. Ju keni qenë protagonist në ato orët e përgatitjes së shpalljes së pavarësisë të mbushura me emocion sigurisht, por si i kujtoni sot ato momente ? 

Është një ëndërr e bërë realitet. Një ëndërr aq e largët, e paarritshme për shqiptarët e Kosovës, të cilët që nga koha e Skënderbeut nuk e dinin se çfarë ishte liria.

  1. Cilat janë sipas jush sfidat më të mëdha të Kosovës sot ?

Kombi shqiptar, Kosova në veçanti ka arritur shumë për të pasur shtetin e vet. Ne jemi 16 vjet shtet. Me këto 16 vjet Kosova ka arritur më shumë se vendet e tjera në Rajon. Në tërrësi dhe për 16 vjet Kosova mos jetë për asnjë gjë mbrapa.

  1. Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti u kujdesën të theksojnë sot rëndësinë e partnerëve ndërkombëtarë, por marrëdhëniet me SHBA e BE janë në pikë kritike. Çfarë rrezikon Kosova me këtë qasje?

Ata u kujdesën për marrëdhëniet diplomatike por nuk u kujdesën të kujtonin ata që sollën lirinë dhe kjo është hipokrizi. Ne e kemi ndërtuar lirinë tonë bashkë me partnerët. Më kujtohet si sot sa komplekse ka qenë procesi para shpalljes së pavarësisë. Shpalja e pavarësisë ka pasur edhe problemet e sigurisë. Elita politike sot në Kosovë duhet të kuptojë se si kemi arritur deri këtu./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version