Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani, pas Kosovës, do të vizitojë ditën e sotme Maqedoninë e Veriut. Kjo vizitë e ministrit Hasani vjen në kuadër të turit tre ditor rajonal.

Ai do të pritet nga homologu Bujar Osmani, me të cilin do të zhvillojë një takim në orën 08:50 ndërsa më pas pritet të mbajnë edhe një konferencë për mediat.

Në orën 10:00 do të takohet me zëvendëskryeministrin për Çështjet Evropiane, Bojan Mariçiç. Në orën 14:30 do të takohet me zëvendëskryeministrin e parë, Artan Grubi dhe Kryetarin e Partisë BDI-së, Ali Ahmeti. Më pas do të takohet me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferri dhe figura të tjera politike.

AGJENDA:

08:50 / Takim me Ministrin për Punët e Jashtme, z. Bujar Osmani

09:40 / Konferencë për mediat e ministrave Hasani dhe Osmani

10:10 / Takim me Zëvendëskryeministrin për Çështjet Evropiane, Bojan Mariçiç

14:30 / Takim me Zëvendëskryeministrin e parë, z. Artan Grubi dhe Kryetarin e Partisë BDI, z. Ali Ahmeti

15:10 / Takim me Kryetarin e Kuvendit, z. Talat Xhaferi

16:00 /  Takim me Kryetarin e PDSH, z. Menduh Thaçi

16:45 / Takim me Kryetarin e Partisë Demokratike Evropiane, z. Arjanit Hoxha

17:25 / Takim me Kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, z. Arben Taravari./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version