Në Selanik u hap sot për herë të parë pas 102 vitesh një xhami.
Autoritetet lokale në qytetin e Selanikut zgjodhën që të inagurojnë Xhaminë e Yenit në festën e Fitër Bajramit. Me lindjen e dielli, besimtarët myslimanë në Greqi shkuan sot në xhaminë e re për të falur Namazin e Fitër Bajramit.
Namazi u krye në gjuhën arabe, më pas pati një predikim në arabisht dhe greqisht.
Vendimi i rrallë për një vend ortodoks si Greqia, për hapjen e xhamisë u mor nga Sekretariati i Përgjithshëm i Besimeve Fetare në Greëqi.
Imami që drejtoi namazin është zgjedhur nga shteti grek, shkruan CNN në Greqi. Imami është me origjinë nga egjipti dhe quhet Taha Abdelgalil. Imami është i pajsur me nënshtesëi greke dhe është anëtar i komitetit fetar të xhamisë islame në Athinë./vizionplus.tv/