Kosova dhe Serbia nuk kanë arritur dakordesine për çështjen e dinarit as pas takimit të tretë radhazi në Bruksel.

Këtë e konfirmuan kryenegociatorët e të dy vende, të cilët e akuzuan njëri-tjetrin për mungesë vullneti për të gjetur një zgjidhje. Zevendes kryeministri i Kosoves Besnik Bislimi deklaroi se Prishtina e pranoi propozimin që bëri i dërguari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Miroslav Lajçak por sipas tij Beogradi e refuzoi

“Duke parë pamundësinë e arritjes së një kompromisi, Lajçak ka nxjerr një propozim të konsoliduar, për të cilin ne besojmë se është propozim konstruktiv dhe në rrugën e duhur për të gjetur zgjidhje, e cila më së shumti i shkon përshtat qytetarëve serbë në Kosovë, por në të njëjtën kohë respekton rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës”, tha Besnik Bislimi.

Ndërkohë Petkoviç tha se në lidhje me këtë ceshtje do të ketë edhe një takim tjetër.

“Ne përsëritëm edhe një herë qëndrimin dhe propozimin tonë, i cili është i balancuar dhe nënkupton një zgjidhje kompromisi. Nga ana tjetër, nuk kishte vullnet të mjaftueshëm nga ana e Prishtinës. Nuk do të flas më shumë për këtë, duke qenë se do të ketë një takim tjetër për këtë temë”, tha Petkoviç.

Ndërkohë presidenti serb Aleksander Vucic duke folur në mbledhjen e qeverisë kërkoi krijimin e një ekipi të posacëm për të kundërshtuar anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës.

Share.
Exit mobile version