Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka bërë të ditur se Serbinë e presin ditë të vështira dhe shtoi se në ditët në vijim do ta informojë popullin e Serbisë për sfidat që e presin.
“Për momentin nuk është e lehtë të thuhet se çfarë lajmesh kemi marrë në 48 orët e fundit. Ato kërcënojnë drejtpërdrejt interesat jetike kombëtare të Serbisë”, ka shkruar Vuçiç në llogarinë e Instagramit “buducnostsrbijeav”.
View this post on Instagram
A post shared by Aleksandar Vučić (@buducnostsrbijeav)
Ai tha se sfidat e ardhshme janë “më të vështirat deri më tani”.
“Në ditët në vijim do të informoj popullin e Serbisë për të gjitha sfidat që na presin. Do të jetë e vështirë, më e vështira deri tani. Ne do të luftojmë, Serbia do të fitojë”, tha Vuçiç.