Veriu i Italisë është përfshirë nga stuhi dhe reshje të dendura shiu, ku si pasojë mijëra njerëz janë detyruar të evakuojnë shtëpitë e tyre.
Në Bolonja dhe zonat përreth, mbi 2 mijë banorë e kaluan natën në strehimoret emergjente ose tek familjarët e miqtë e tyre në zonat më të sigurta. Rrugët janë kthyer në lumenj.
Ndërkohë më herët u njoftua se një 20-vjeçar vdiq në makinën e tij për shkak të përmbytjeve. Rajoni Emilia-Romagna, është goditur nga stuhitë që kanë shkaktuar dëme të vlerësuara në disa milionë euro.
Disa pjesë të Italisë jugore, përfshirë Kalabrinë dhe Siçilinë, kanë përjetuar gjithashtu përmbytje në qendrat e qyteteve gjatë ditëve të fundit. /vizionplus.tv