Nëntë qytetarë dhë shtatë efektivë policie kanë mbetur të lënduar këtë të premte, si pasojë e protestave të dhunshme që u regjistruan sot më Sintagma të Athinës.
Qindra qytetarë dolën sot në protestë në Sintagma për të treguar kundërshtimin e tyre për hapjen e universiteve private. Protetsa agravoi deri në përdorimin e shkopinjve, sendeve të forta dhe të molotovëve.
Nga ana e tyre efektivët e policisë hodhën kimikate dhe gaz lotsjellës për të ndaluar turmën e dhunshme. Për rrjedhojë 9 protestues dhe 7 policë u plagosës. Aktualisht ata po marrin ndihmë mjekësore në spital./vizionplus.tv/