Nëntë qytetarë dhë shtatë efektivë policie kanë mbetur të lënduar këtë të premte, si pasojë e protestave të dhunshme që u regjistruan sot më Sintagma të Athinës.

Mijëra qytetarë dolën sot në protestë në Sintagma për të treguar kundërshtimin e tyre për hapjen e universiteve private. Protetsa agravoi deri në përdorimin e shkopinjve, sendeve të forta dhe të molotovëve.

Nga ana e tyre efektivët e policisë hodhën kimikate dhe gaz lotsjellës për të ndaluar turmën e dhunshme. Për rrjedhojë 9 protestues dhe 7 policë u plagosës. Aktualisht ata po marrin ndihmë mjekësore në spital.

Mijëra studentë edhe aktivistë protestuan sot në qendër të Athinës, teksa parlamenti eshte  mbledhur ne një seancë maratonë për të miratuar projektligjin qe lejon hapjen e universiteteve private.

Qeveria e qendrës së djathtë të Greqisë argumenton se kjo reformë në arsimin e lartë do të ndihmojë në kthimin në vend të punonjësve të kualifikuar. Por ky plan është kundërshtuar nga opozita edhe nga studentët, të cilët thonë se ligji shkel Kushtetutën dhe mund të krijojë një sistem me dy nivele për studentët. /vizionplus.tv/

Share.
Exit mobile version