Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis ka kërcënuar se do të pengojë anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian, nëse krerët e qeverisë së sapozgjedhur në Shkup do të vijojnë ta quajnë vendin Maqedoni dhe jo Maqedoni e Veriut.

Nga një takim që mbajti në Greqinë veriore përpara zgjedhjeve evropiane, kryeminsitri grek përsëriti detyrimet që zyrtarët në shkup kanë ndaj marrëveshjes së prespës.

“Nëse disa besojnë se mund ta shpërfillin marrëveshjen, ata duhet të kuptojnë se rruga e tyre drejt Evropës do të mbetet e mbyllur dhe memorandumet nuk do të ratifikohen nëse nuk ka përputhje me atë që parashikon marrëveshja”, tha Mitsotakis.

Sipas kryeministrit Grek, marrëveshja e prespës e bënë shumë të qartë se si duhet të emërtohet fqinji i tij verior.

“Dua t’i dërgoj edhe një herë një paralajmërim qeverisë së re që tani e tutje të ndryshojë linjën e saj, të respektojë dispozitën qendrore të Marrëveshjes së Prespës e të përdorë vetëm emrin Maqedoni e veriut brenda dhe jashtë vendit. Përndryshe, është e sigurt se do të shkaktojnë probleme jo vetëm në marrëdhëniet dypalëshe por edhe në marrëdhëniet e Evropës me Maqedoninë e Veriut”, tha Mitsotakis.

Paralajmërimet e greqisë për të penguar anëtarësimin e RMV në BE vijnë pasi presidentja e re Gordana Stiljanova e bëri betimin duke iu referuar vendit me emrin e vjetër, dhe veprimi i saj u mbështet gjithashtu nga kryeministri i ardhshëm hristjan mickoski.

Qeveria në athinë ka bërë të njëjtën gjë edhe me shqipërinë, për shkak të cështjes beleri, ndërkohë që autoritetet europiane në bruksel janë angazhuar për të hequr të drejtën e vetos që vendet anëtare kanë kur vjen puna te zgjerimi i unionit./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version