Presidentja e Maqedonisë së veriut, Gordana Siljanoska i dorëzoi sot  kreut të VMRO-DMPNE Hristjan Mickoski mandatin për formimin e qeverisë së re.

Nga sot, Mickoski do të ketë një afat 20 ditor për të krijuar koalicionin qeverisës pasi partia e tij nuk mori mjaftueshëm mandate për TE drejtuar e vetme.

“Qeveria e re do të zgjidhet përpara afatit. Së shpejti, qeveria e re që do të formohet, do të ketë qëllimin dhe detyrën kryesore për t’u marrë me reformat, do ta shndërrojmë Maqedoninë në një histori të suksesshme evropiane, një vend që së shpejti do të jetë atdheu i të gjithë qytetarëve”, tha Mickoski.

Partia e Mickoskit VMRO-DPMNE fitoi 58 nga 120 mandate që ka në total parlamenti maqedonas ndëra qeveria e re do të formohet nga VMRO DPMNE, koalicioni shqiptar VLEN dhe lëvizja ZNAM. Këto tri parti së bashku do të kenë 78 deputetë.

Mickoski nuk ka dhënë detaje rreth ndarjes së ministrive apo se kush do t’i drejtojë ato, por përfaqësues të koalicionit VLEN kanë thënë se në Qeverinë e re do të kenë një zëvendëskryeministër, gjashtë ministri, si dhe shtatë zëvendësministra.

Gjithashtu nga rradhët e shqiptarëve u zgjodh edhe kryetari i parlamentit Afrim Gashi. /vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version