Delin Beqiri është 36-vjecari shqiptar që akuzohet se ka abuzuar seksualisht me vazjën e partneres së tij në Greqi që prej vitit 2014.

Në të njëjtën kohë ai akuzohet se ka filmuar aktet e tij të neveritshme dhe më pas e kërcënonte të miturën se do t’i publikonte. Ngjarja e rëndë u zbardh mesnatën e së martës, kur 36-vjeçari dyshohet se përdhunoi sërish vajzën, tashmë 25-vjeçare, e cila vendosi të “thyejë” heshtjen dhe të raportojë tek autoritetet atë që kishte kaluar në duart e njerkut të saj.

Delini Beqiri

Vajza ka folur për protothema.gr dhe deklaroi se nëna e saj, e arrestuar gjithashtu, nuk ishte në dijeni të këtyre veprimeve.

“Nëna ime nuk kishte njohuri për të gjitha këto. Ajo nuk dinte asgjë. Atë që ka bërë e ka bërë në fshehtësi. Ai ishte kokëfortë dhe xheloz sa herë më shihte duke dalë me miqtë dhe mamaja ime i hidhte kunja për të kuptuar pse ishte i tillë.

Nuk kisha folur me të sepse nuk doja ta mërzisja”, thotë 25-vjeçarja që pritet të kontrollohet nga mjeku dhe nga një psikolog për të kapërcyer tronditjen.

Ndaj parteneres se  36-vjeçarit  shqiptar është ngritur gjithashtu procedim për shkelje të legjislacionit për armët. Sipas mediave greke, nëna 50-vjeçare, e cila gjithashtu u arrestua, është divorcuar kur dy vajzat e saj ishin ende në adoleshencë . Pas ndarjes, gruaja u takua me partnerin e saj 14 vite më të vogël dhe jetuan herët së bashku, ndërkohë që nuk njiheshin ende sa duhet./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version