Kryetari i partisë “SYRIZA” në Greqi, Stefanos Kasselakis pritet të zhvillojë nesër 9 maj 2024, një vizitë në Shqipëri.
Siç shkruajnë mediat greke, kreu i “SYRIZA” do të takohet nesër me minoritetin grek në jug të Shqipërisë.
Vizita e Kasselakis në vendin tonë vjen në kuadër të turit që kreu i “SYRIZA” ka bërë në mbarë Greqinë për zgjedhjet europarlamentare që so të mbahen në qershor.
CNN Grek raporton se Kasselakis pritet të mbërrijë në tokën shqiptare në orën 09:00 përmes pikës kufitare të Kakavijës.
Vizita e tij e parë do të jetë në Vularat dhe varrezat e grekëve të rënë gjatë luftës në vitet 1940-1941. Më pas ai do të vizitojë shkollën dhe bashkinë e Dropullit ku do të bisedojë me përfaqësues të pushtetit vendor.
Axhenda e Kasselakis:
08:00: Takim në Muzeun Ushtarak të Kallpaqit me kryetarin e Bashkisë së Pogonit, Kostas Kapsalis, një konferencë e shkurtër mbi historinë dhe problemet e zonës rurale dhe një takim me banorët në kafenetë e qytetit.
09:00: Hyrja në Shqipëri nga pika kufitare e Kakavijës
09:30: Vizitë në shkollën e Bularatit dhe varrezat e ushtarëve grekë
10:30: Ndalesë në Jorgucat. Takim në Bashkinë e Dropullit dhe vizitë në dyqanet e minoritarëve
11:30: Ndalesë në qendrën “Kalimera” të fshatit Vanister ku do të takohet me sipërmarrës minoritarë
12:45: Ndalesë në Kakavijë
12:45-13:00: Dalja nga pika kufitare Kakavijës/vizionplus.tv/