Kryeministri i Maqedonisë së Veriut ka zbuluar arsyen pse nuk u mbajt konferenca e përbashkët e liderëve të rajonit në samitin në Shkup.

Kovaçevski ka thënë se shkak është bërë koha, pasi disa nga liderët duhet të largoheshin, megjithatë takimi u zhvillua në atmosferë shumë pozitive.

“Konferenca për shtyp nuk u mbajt në një format të tillë duke pasur parasysh kohën dhe duke pasur parasysh se disa nga liderët duhej të largoheshin. Prandaj, në të njëjtën kohë u mbajtën konferenca për shtyp secila për mediat që duhet të përcjellin deklaratat e tyre.  Megjithë atë edhe ju vetë mund shihni se takimi u zhvillua në një atmosferë jashtëzakonisht pozitive dhe konstruktive. Dhe darka joformale e djeshme, sigurisht edhe  takimi i sotëm i cili u transmetua përmes mediave”, tha Kovaçevski. /vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version