Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani , ka reaguar pas dritës jeshile që Kosova mori për hapin e parë në rrugëtimin për anëtarësimin e plotë në Këshillin e Evropës.
Përmes një reagimi në rrjtein social “X”, Vjosa Osmani thotë se Kosova do të vazhdojë të punojë me aleatët për të siguruar që të gjithë qytetarët e Kosovës të kenë akses të drejtë në instrumentet e KiE.
“Ne do të vazhdojmë të punojmë me aleatët për të siguruar që të gjithë qytetarët tanë të kenë akses të drejtë në instrumentet e KiE përmes anëtarësimit të plotë të Kosovës”, ka shkruar Osmani.
One more step
Following the approval of the Report by @PACE_Political, Kosovo’s accession to the @coe will now proceed to @pace_news.
We’ll continue to work with allies to ensure that all our citizens get their rightful access to CoE instruments through ’s full membership.
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) March 27, 2024
Komisioni për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miratoi sot me 31 vota pro, raportin e përgatitur nga Dora Bakoyannis që i hap rrugë anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.
Gjatë punimeve, zv/presidentja e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Blerina Gjylameti nënvizoi se
Raporti gjithëpërfshirës e bën këtë dokument një moment historik që vendos themelet për një Kosovë të vërtetë, të shëndoshë dhe të begatë, të bazuar në parimet e Këshillit të Evropës për demokraci, sundim të ligjit dhe të drejtat e njeriut.
“Kosova ka dhënë një shembull të jashtëzakonshëm duke u përpjekur që të jetë pjesë e vlerave thelbësore të Këshillit të Evropës, edhe pse skepticizmi dhe ngurrimi e kanë mbajtur peng të qëndrimit të saj në pragun e kësaj Organizate për kaq shumë kohë. Ne kemi detyrën dhe mundësinë vendimtare për ta korrigjuar atë tani./Vizionplus.tv/