Pranimi i kërkesës së qeverisë së Kosovës për blerjen e raketave anti-tank, javelin nga Shtetet e Bashkuara sipas Presidentes Vjosa Osmani, është një fazë e re dhe vendimtare fuqizimit të kapaciteteve të mbrojtjes.
Osmani ka theksuar se tashmë forca e sigurisë së Kosovës do të zhvillohet sipas standardeve të NATO-s duke thelluar edhe marrëdhëniet me partnerin strategjik, SHBA-të.
Presidentja ka falënderuar për ndihmën edhe Sekretarin Amerikan të Shtetin Antony Bliken me të cilin ka diskutuar më herët mbi miratimin e programit të shitjes së pajisjeve ushtarake./vizionplus.tv