Komisioni për Liri Qytetare dhe Punë të Brendshme në Parlamentin Europian miratoi sot raportin për liberalizimin e vizave për qytetarët me pasaporta serbe që jetojnë në Kosovë.
Raporti u miratua me 34 vota pro, 7 kundër dhe 12 absetnime. Miratimi i këtij raporti është një shenjë pozitive drejt heqjes së vizave për bartësit e pasaportave serbe.
Liberalizimi i vizave për qytetarët që posedojnë pasaporta biometrike në Kosovë, ka hyrë në fuqi më 1 janar të këtij viti.
Propozimin për t’ua hequr vizat edhe bartësve të pasaportave serbe në Kosovë, e ka dhënë Komisioni Evropian në nëntor të vitit të kaluar, duke argumentuar se me një vendim të tillë, të gjithë qytetarët e rajonit të Ballkanit Perëndimor do të përfshiheshin në procesin e liberalizimit të vizave./vizionplus.tv/