
Persona të panjohur kanë hakuar mbrëmjen e sotme, për pak minuta, profilin e kryeministrit italian Giorgia Meloni në Instagram.
Hakerët dyshohet se kanë postuar një mesazh nga Elon Musk ndërsa Meloni po kthehej me aeroplanin qeveritar nga Egjipti në Romë.
Presidenca e qeverisë italiane veproi menjëherë dhe ekspertët e saj e zgjidhën problemin në kohë rekord.
Nuk ka ende detaje nëse autorët janë identifikuar./vizionplus.tv/