![Greqia goditet sërish nga një tërmet i fortë, magnituda dhe epiqendra Greqia goditet sërish nga një tërmet i fortë, magnituda dhe epiqendra](https://www.vizionplus.tv/wp-content/uploads/2024/07/1526295776_termet-770x434-1-710x400.jpg)
Një tjetër tërmet i fortë ka goditur Greqinë pasditen e kësaj të mërkure me magnitudë 3.9 të shkallës Rihter.
Sipas Institutit Gjeodinamik, epiqendra e tërmetit ndodhet 28 kilometra në jug të Kala Limenit, Heraklion, Kretë, ndërsa thellësia lokale llogaritet në 10.5 kilometra.
Ishulli i Kretës në Greqi, që prej ditës së djeshme është goditur nga disa tërmete të fortë, por mediat helene raportojnë se nuk ka dëme materiale apo lëndime njerëzish./vizionplus.tv