Forcat serbe të sigurisë ekzekutuan gjatë natës një person të lidhur me sulmin ndaj ambasads izraelite disa kohë më parë në Beograd.

Lajmin e ka konfirmuar ministri i brendshëm, Ivica Dacic i cili ka identifikuar vitimën si Sedan Ramoviç dhe ka thënë se ai i kishte rezistuar arrestimit.

“Ramoviç refuzoi të dorëzohej dhe qëlloi dy-tre plumba drejt policisë gjatë operacionit të arrestimit.”- thuhej në deklaratën e ministrsisë së Brendshme serbe.

Viktima ndodhej në arrati që prej sulmit në ambasadën izraelite në qershor ku u plagos rëndë një roje i sigurië dhe u qëllua për vdekje sulmuesi. Madje për disa kohë ai ishte fshehur edhe në Kosovë.

Ramoviç i cili u vra mbrëmjen e kaluar nga policia ishte qiradhënës i sulmuesit të ambasadës i cili u vra menjëherë pas sulmit, ditën e ngjarjes.

Sedan Ramoviç ishte person me precedent të më parëshm penal dhe kishte vuajtur 13 vite dënim në brgjet serbe për terrorizëm. /vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version