Një 43-vjeçar në Greqi ka vrarë ish-gruan dhe më pas veten.

Mediat greke bëjnë me dije se shkak i kësaj tragjedie ishte mospranimi i ndarjes nga autori i ngjarjes. Çifti kishin së bashku dy fëmijë. Ish-bashkëshorti ka qëlluar viktimën me pushkë në banesën e saj.

Vajza 13-vjeçare e çiftit, e cila ka vënë re të atin, ka filluar të bërtasë.

Gruaja në atë moment po kthehej në shtëpi me makinën e saj. 43-vjeçari u hodh nga ballkoni mbi kofanon e makinës, duke qëlluar mbi 36-vjeçaren nga xhami i përparmë i mjetit.

Menjëherë më pas ka shkuar pas makinës së ish-bashkëshortes dhe ka vrarë veten./vizionplus.tv

 

 

Share.
Exit mobile version