170 kilogramë lëndë narkotike e llojit kokainë është sekuestruar sot në Bullgari.
Mediat bullgare bëjnë me dije se droga kishte ardhur në Bullgari nga Ekuadori dhe se ishte fshehur në kontejnerë me banane, që po transportoheshin me anijen e mallrave, Madison 2, që kishte bërë një ndalesë në Maltë.
Droga ishte fshehur në 150 paketime që ishin vendosur prapa një muri të ndërtuar në njërin prej kontejnerëve me banane. Auroritetet thanë se vlera e drogës së sekuestruar arrin deri në 6.2 milionë euro.
Drejtoresha e agjencisë së doganave, Petya Bankova, tha se ky është konfiskimi më i madh që ka ndodhur në portin e Burgasit.
Autoritetet bullgare kanë nisur një hetim për pranuesit e dyshuar të kokainës, të cilët mund të përballen deri me 20 vjet burgim nëse gjenden fajtorë për trafikim të drogës./vizionplus.tv/