Tre të rinj shqiptarë, Klodian Meaj, Azem Dervishi dhe Doris Kopaçi u dhunuan barbarisht mesditën e të shtunës, 6 janar, në vendin e quajtur “Zelenika”, në afërsi të qytetit të Herceg Novit.

Disa persona, të veshur me rroba ushtarake ushtruan dhunë barbare ndaj shqiptarëve, për arsye që ende nuk dihen.

Më 8 janar, policia malazeze zbardhi emrar e tre prej personave të arrestuar. Bëhet fjalë për  Branko Vuksanović, Sergej Dević si dhe Kosto Dunđerovic.

Saakq, Policia e HerzegNovit ka ngritur kallëzim penal kundër 6 personave, për shkak të sjelljeve të dhunshme në dëm të tre shqiptarëve.

Kallëzimi është bërë për veprën penale “plagosje e lehtë me dashje”, ndërsa personat janë identifikuar si, Branko Vuksanovic, Sergei Devic, Kosto Dunderovi, F.V., V.T. dhe S.M.

Sipas policisë dhe Prokurorirë malazeze, debati ka nisur pas një konflikti në trafik.

Shqiptarët udhëtonin me 6 janar me një automjet me targa gjermane ndërsa 6 personat nga HercegNovi kanë qenë në këmbë në lagjen e Zelenikas.

Pas identifikimit të të dyshuarve, policia malazeze me urdher të gjykatës ka kontrolluar gjashtë banesat të cilat përdoren nga të dyshuarit.

Në banesën e te dyshuarit F.V, policia malazeze ka gjetur dhe sekuestruar

— një pistoletë të markës “Zastava M57” cal 7.62mm në posedim pa leje,

—tre kreher pistolete

— 44 copë fishekë të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm,

—si dhe një jelek kamuflazhi, që dyshohet se u përdor edhe ditën e ngjarjes ku u ushtrua dhunë ndaj 3 shqiptarëve.

Share.
Exit mobile version