Një bombë ka shpërthyer pranë Ministrisë së Punës në qendër të Athinës. Shpërthimi është regjistruar rreth orës 10:30, me orën greke, ndërsa janë regjistruar vetëm dëme materiale.

“Vetëmbrojtja e Klasës Revolucionare” ka marrë përsipër sulmin, i cili nuk është i pari nga ky grup.

Ngjarja u parapri nga një telefonatë pas mesnate në një media, ku një person deklaroi se kishte varur një çantë në godinën e Ministrisë Punës që do të shpërthente për 40 minuta.

Autoritetet greke kanë marrë kamerat e sigurisë për të bërë të mundur identifikimin e autorëve, të cilët janë kujdesur të mos lënë gjurmë./vizionplus.tv/

 

Share.
Exit mobile version