Fredi Beleri është takuar me kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis, në një takim që zgjati rreth dyzet minuta.

Gjatë këtij takimi, Beleri dhe kryeministri grek publikuan foto, ku në sfond ndodhej flamuri i Bashkimit Europian.

Beleri foli lidhur me Shqipërinë duhe thënë se e drejta për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur, nuk është e vetëkuptueshme në këtë vend.

“Unë nuk e mbështes se jam i pafajshëm, këtë po thonë tani edhe shqiptarët”, tha Fredi Beleri.

Beleri falenderoi kryeministrin grek, të cilin e konsideroi lider të gjithë helenizimit, ndërsa theksoi se “lufta” e tij vijon ende.

“Jam i lumtur dhe i emocionuar që mirëpres përsëri njerëzit e mi. Jam krenar që shkoj të marr detyrën si eurodeputet për të luftuar për të mbrojtur të drejtat e vendit tonë. Për të falënderuar kryeministrin grek për besimin në zgjedhjen e tij, ai dëshmoi se është lideri i gjithë helenizmit dhe mbron të gjithë grekët kudo që janë. Gjithashtu, dua të falënderoj bashkëpunëtorët e mi të ngushtë, të gjithë ata që më mbështetën, mediat që më qëndruan në momentin e parë pranë në këtë gjyq të padrejtë. Aventura ime po merr fund, por lufta për liri, shtet ligjor vazhdon. Dhe vetë shqiptarët thonë tani që jam i pafajshëm, nuk jam i vetmi që e mbështes” , tha ai./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version