Bashkimi Europian i ka hedhur poshtë pretendimet e Beogradit zyrtar se  Perëndimi nxiti protestat   në Serbi si dhe u përpoq  të ndërhynte në procesin zgjedhor. Gjatë një konference për mediat , Zëdhënës i BE-së  Peter Stano, deklaroi  se këto pretendime  janë te nxitura nga Rusia.

“Ne i hedhim poshtë këto akuza, të cilat janë pa asnjë bazë. Janë krejtësisht akuza të rreme  dhe janë të nxitura nga propaganda ruse me qëllim të pengimit të rrugës së Serbisë drejt BE-së”, tha Stano.

Stano i bëri thirrje Beogradit ta shmangë  këtë retorike kundër BE-së.

“BE-ja ka qenë shumë e qartë, mbajtja e lidhjeve me Rusinë në kohën e luftës dhe agresionit së saj ndaj Ukrainës nuk është në përputhje me procesin e anëtarësimit në BE. Blloku dëshiron ti llogarisë  të gjitha vendet kandidate, si partnere të besueshëm në mbrojtjen e parimeve të përbashkëta si vlerat, siguria dhe prosperiteti”, tha Stano.

Në Serbi janë mbajtur një varg protestash pas zgjedhjeve të 17 dhjetorit, të nxitura nga akuzat për vjedhje nga Partia Progresive Serbe në pushtet, e cila e shpalli fitoren në të gjitha nivelet./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version