
Të paktën dy persona kanë mbetur të plagosur këtë të hënë në Maqedoninë e Veriut si pasojë e një atentati me armë zjarri.
Mediat në Maqedoni raportojnë se shënjestër e atentatit me armë zjarri dyshohet të ketë qenë Kryetari i Komunës së Haraçinës, Ridvan Ibraimi, i cili aktualisht ndodhet në Spitalin Klinik të Shkupit për ndihmë mjekësore.
Disa persona kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të makinë së kryetarit dhe nga të shtënat ka mbetur i plagosur shoferi i kryekomunarit dhe kryetari i Komunës së Haraçinës, Ridvan Ibraimi.
Ndërkohë nga sulmi mësohet se ka mbetur i vdekur një shtetas me iniciale A.A., djali i shoferit të kryetarit të Komunës.
Të shtënat me armë në drejtim të Ibraimit kanë ardhur nga një makinë në lëvizje, ndërsa është shkaktuar panik e kaos në rrugën kryesore para sheshit të Haraçinës.
Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumtë policie, ndërsa janë bllokuar hyrje-daljet e Haraçinës. Nuk dihen ende rrethanat dhe motivet e atentatit./vizionplus.tv.